Ushtria shqiptare e viteve ’80, kur Enver Hoxha kishte armatosur çdo shqiptar

Sistemi komunist ndërtoi një infrastrukturë gjigante në sektorin e ushtrisë nisur nga paranojat e shumta të regjimit të Enver Hoxhës se armiku ishte te porta.

Kjo paranojë bëri që regjimi komunist të intensifikonte në mënyrë të vazhdueshme sistemin ushtarak, ku kulmin e arriti përgjatë viteve 1975-1985.

Sipas ish-drejtuesve të lartë ushtarakë të asaj periudhe, ushtria ishte e përgatitur që në rast të shpërthimit të luftës, ushtarët ishin të gatshëm të përgjigjeshin në kohë rekord shkeljes së kufirit nga armiku.

Për të dhënë një panoramë të qartë të sektorit ushtarak të këtyre viteve, mjafton t’u adresohemi shifrave dhe mënyrës sesi ishte organizuar sistemit mbrojtës, duke nisur nga ai ajror, detar e tokësor.

Aviacioni

I gjithë aviacioni ishte i inkuadruar në 3 regjimente gjuajtës-bombardues të cilët të vendosura në tre aerodrome: Gjadri, Rinasi e Kuçova. Reparti i parë u krijua në Tiranë në vitin ’51. Regjimenti i parë i Aviacionit Reaktiv u krijua në vitin 1955 në Kuçovë. Ai do të pasohej me krijimin e Repartit të Transportit Ushtarak në Tiranë, Regjimentin e Rinasit, Shkollën e Aviacionit, Regjimentin e Helikopterëve, Regjimentin e Gjadrit. Të paktën 240 ishte numri i mjeteve fluturuese, që përbënin armën e Aviacionit Luftarak.

Ushtria, 1200 mjete të blinduara

Ushtria shqiptare në fund të vitit ‘80 dispononte thuajse se 1200 tanke e mjete të blinduara në arsenalin e saj. Kompania e parë e tankeve u krijua në 1 prill 1946 me prodhimin italian “Spali” trofe nga Lufta II B. Në prill 1948 u krijua Regjimenti i parë i tankeve “Vojo Kushi”, ku përfshinë tipet T-34 dhe AVL-76 m/m, të ardhura nga BS. Brigada e Parë u krijua në 24 prill 1963 në përbërje të të cilës ishin tanket tip T-59 të prodhimit kinez.

Në vitet ’70 ushtria shqiptare kishte 10 brigada tankiste me nga 100 tanke të tipeve T-59 (54), T-62, si dhe disa batalione autonome me drejtime të caktuara me tanke tip T-34, AVL-76 dhe 100 m/m. Ushtria shqiptare zotëronte dhe 3-4 batalione të mekanizuara me transportues të blinduar.

Organizimi me 9 korpuse

Ushtria shqiptare rreth viteve ’80 erdhi pas një riorganizimi të thellë dhe të gjerë në strukturë dhe në përmbajtje, duke filluar nga njësitë e repartet e vogla ushtarake deri në Shtabin e Përgjithshëm. Në ato vite ushtria kishte në strukturë 7 Korpuse dhe 2 Grupime Operative në rang Korpusi, të cilat përmbanin njësi rezervë të Komandës Përgjithshme të pajisura me armë dhe teknikën e nevojshme.

Gjithashtu kishte Komandën e Mbrojtjes Kundërajrore, Komandën e Aviacionit, Komandën e Flotës Luftarake Detare, njësi e reparte autonome, si dhe 4 Baza Furnizimi, Forca Vullnetare dhe Rininë Shkollore të armatosur.

Flota Luftarake Detare me 100 anije

Në vitin 1980 flota detare shqiptare kishte anije rreth 100 luftarake të tipave dhe destinacioneve të ndryshme, luftarake e ndihmuese, të ardhura nga BS e Kina.  Në 6 orë deri në 6 e 30 minuta kompletohet një brigadë, efektivi i të cilës varionte nga 5 mijë deri në 7 mijë trupa. Ndërsa një korpus vihej në gatishmëri të plotë brenda 9-10 orëve. Për rastin konkret, kur flitej që Shqipëria kërcënohej  nga trupat e Traktatit të Varshavës, merrej parasysh që pika më e afërt, nga ku mund të ngriheshin avionët desantues, ishte aeroporti i Sofies në Bullgari, me një largësi prej 650 kilometrash.”

Shkelja e kufirit, për 3 minuta zjarr i përqendruar

Forcat e Armatosura kishin një efektiv shumë të madh, si aktiv ashtu edhe rezervist. Efektivi përbëhej nga rreth 16.500 oficerë, rreth 9.000 nën/oficerë, rreth 60.000 ushtarë si dhe nga rreth 8.000 civilë. Ndërkohë që rezervistë kishte rreth 450.000 vetë, dhe 230.000 Forca Vullnetare.Këto forca përfshiheshin në 22 Divizione dhe tre Forca që ishin: Mbrojtja Kundër Ajrore, Flota Luftarako-Detare dhe Aviacioni.  Ishin 127 Brigada Këmbësorie, Brigada Artilerie dhe Brigada Sulmuese; rreth 1050 tanke, rreth 4.000 gryka zjarri artilerie tokësore; 34 regjimente të artilerisë kundërajrore pa llogaritur artilerinë kundërajrore të Brigadave, etj.

Në kufi, mitralozat e rëndë (armët roje), bateritë e gatshme të artilerisë kundërajrore, hapnin zjarr për 2-3 minuta. Për 20-30 minuta, batalionet mitraljerë në vijën e kufirit kishin bërë gati për luftim. Po kështu për 15– 20 minuta, artileria tokësore e gatshme kishte hapur zjarr.

Mbrojtja kundërajrore me 240 raketaNë përbërje të ushtrisë shqiptare janë 3-Grupe luftarake raketash një Grup tjetër që përdoret për qëllime mësimore si dhe një grup teknik. Katër grupet e raketave janë të vendosura në Petrelë, Sukth, në Patos dhe Krujë. Çdo Grup ka nga 6-të shtretër raketash. Pra gjithsej 24 shtretër. Është përllogaritur që çdonjëri nga shtretet të lëshojë deri në 10 raketa. Realisht 240 raketa. Ato kanë një gjatësi prej 10.,88 metrash. Raketat që kanë qenë pjesë e armatimit të Mbrojtjes Kundër Ajrore të Ushtrisë Shqiptare nuk kanë pasur mbushje bërthamore, por kanë pasur vetëm mbushje luftarake, e cila kur shpërthente ndahej në 3600 copa.

Artileria 6 gryka zjarri për çdo kilometër të frontitNdërmjet viteve 1954-1955. Ushtria Shqiptare u pajis me bateri KA 85 mm e mjete radioteknike më të sofistikuara, ndërsa në vitet 1957-1958 u pajis me bateri 57 dhe 100mm.

Në vitet 1959-1969, në armatim futen edhe raketat e drejtuara, topat AKA 37 mm, topat 57mm dhe 100mm me drejtim automatik, mitralozet 14,5 mm me katër tyta, dhe me radarë të zbulimit të largët. Në vitet ’70 kishte 22 regjimente të AKA, 18 batalione mitraliere AKA, që llogarisnin rreth 6 gryka zjarri për çdo kilometër të frontit.