Vajza e Lasgush Poradecit reagon për pyetjen e provimit mbi poezinë e të atit:“Komplet injorantë!”

lasgush-poradeci-2.jpg

Një ditë pas provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, maturantët kanë dalë në protestë duke u ankuar për cilësinë e tezës.

Një prej pyetjeve që ata kanë thënë se është problematike, ka të bëjë me një poezi të Lasgush Poradecit.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe vazja e poetit të njohur, Marie Poradeci, e cila shkruan se ata që kanë hartuar tëzën, sipas saj janë “komplet injorantë”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo shkruan se  kuptimi i vërtetë të fjalës “dlirnja”, nuk është asnjë nga alternativat e dhëna nga ministria.

Ata qe bejne testet jane komplet injorante. Asnjera nga keto nuk eshte kuptimi i fjales dlirnja. (strofa e katert) Turp te kene. Ju si mendoni?

“Kjo poezi e Lasgush Poradecit kish rene ne testet e maturave 2020 me date 11 qershor 2020.

Ne test thuhej qe si eshte kuptimi i fjales “dlirnja” dhe alternativat ishin

1) gezohem 2) çlirohem 3)gjunjezohem 4) shmangem.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303