Vajza e madhe e Kobe Bryant përfundon në spital pas lajmit të dhimbshëm

Basketbollisti i njohur, Kobe Bryant, humbi jetën si pasojë e një aksidenti me helikopter në Kaliforni së bashku me 8 persona të tjerë ku në mesin e tyre ishte edhe vajza e tij 13 vjeçare, Gianna.

Bryant la pas 3 vajza, një prej tyre vetëm 7-muajshe si edhe bashkëshorten Vannesa.

Duket se prej lajmit të dhimbshëm vajza e madhe e basketbollistit ka përfunduar në spital.

Mediet amerikane konfirmojnë se 17-vjeçarja Natali vuan nga astma dhe kur mësoi lajmin nisi të kishte probleme me frymëmarrjen.