fbpx

Vajza e Monica Bellucit akuzohet për operacione plastike, 15-vjeçarja nxjerr faktet (FOTO)

Vajza e aktores së famshme, Monica Bellucci, është akuzuar së fundmi se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. Për këtë arsye, Deva Cassel ka reaguar përmes disa postimeve në rrjetet sociale.

15-vjeçararja akuzohet se ndërhyrjet i ka bërë pikërisht për ti ngjarë nënës së saj të famshme. Shumë ndjekës kanë vënë re ndryshime në fytyrën e saj prej adoleshenteje, buzë më mishtore dhe vetulla dhe qerpikë më të lartë, duke menduar menjëherë për ndërhyrje kirurgjikale.

Prandaj Deva iu është përgjigjur të gjitha akuzave duke publikuar një foto nga fëmijëria ku mohon kështu një herë e mirë për të gjitha thashethemet.

“Buzët dhe qerpikët ishin të mëdha që kur isha e vogël. Kështu nuk duhet t’u jap rëndësi komenteve si këto, por po influencojnë jetën time. Kështu ndaluni së shpërndari falsitete nëse nuk keni prova. Ja ku i kam unë provat që fytyra ime nuk ka ndryshuar gjatë kohës, vetëm fakti që unë jam rritur tashmë. Nuk do të publikoj më foto të fëmijërisë time sepse bëhet fjalë për privatësinë time. Jam e vetdijshme që thashethemet janë pjesë e botës social dhe mund të jenë zbavitëse dhe të të bëjnë të reflektosh për shumë gjëra, por për këtë nuk mund të më sulmoni’.

 

640-0-5f2c02f9bfb41 640-0-5f2c02f9eb822 640-0-5f2c02f95d9c2 640-0-5f2c0330af939 640-0-5f2c033085275
<
>

 

REAL NEWS