Vajza e Xhevdet Ferrit dedikim emocionues: O kapiten, kapiteni im…

Vajza e Xhevdet Ferrit ka drithëruar të madh e të vogël me dedikimin ndaj babait të ndjerë.

Bora ka zgjedhur të sjellë një mesazh goditës, teksa ka postuar një foto bardhë e zi, ku shihet më të atin, ndërsa shkruan “O Captain! My Captain!”.

Shprehja në fjalë është pjesë e poemës së famshme të Walt Whitman, dedikuar presidentit amerikan Abraham Lincoln, pas vdekjes së tij. Bora kishte vetëm pak kohë që kishte sjellë në jetë fëmijën e saj, ndërsa aktori e shijoi shumë pak ndjesinë e re të të qënit gjysh. Kujtojmë se aktori Xhevdet Ferri humbi jetën ditën e djeshme pas një sëmundje të rëndë, në moshën 59-vjeçare.