Vajza e Xhevdet Ferrit tregon dëshirën e fundit të të atit

xhevdet-ferri-familja.jpg

Aktori i njohur Xhevdet Ferri, u përcoll në banesën e fundit, ditën e premte.

Vajza e tij Bora, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka treguar dëshirën e tij të fundit.

Po ashtu ajo ka sqaruar edhe sëmundjen nga e cila vuante i ati dhe që i mori jetën.

 

Postimi i Borës:

Dy fjalë në ditën më të zezë të jetës sime dhe të mamit…

Falenderime të pafundme dhe mirënjohje të thellë për gjithë ngushëllimet dhe suportin e miqve, dashamirësve dhe gjithë atyre që e kanë dashur Xhodë Ferrin, qofshin ata të afërm apo të largët. Në pamundësi për t’ju falenderuar një nga një, ju lutem pranoni këto falenderime publike.

Falenderime për mediumet e lajmeve që kanë përcjellë me shumë respekt e dashamirësi jetën dhe karrierën e babit, duke patur mirëkuptimin por dhe hermetizmin tonë të plotë.

Ndjej që duhet të sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta të babit, për efekt qartësie të informacionit. Është e vërtetë që ai kishte kaluar një sëmundje të rëndë, të cilën e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte një insufiçiencë e rëndë pulmonare, të cilën nuk mundi ta mposhtte. I provuam të gjitha, pa pishman!

Ndërsa për sa i përket çështjes së homazheve publike… Xhoda shquhej për diskrecion në jetën e vet. Vullneti i tij ishte që dhe në jetën e përtejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojmë dhe vleresojmë që dashamirës të tij janë të dhembur për shkak të largimit të tij, por ne gjykojmë se dhimbja është personale dhe duhet vuajtur si e tillë.

Nuk ka të bëjë me arsye zhgënjimi prej sistemit apo politikës- nuk është as rasti dhe as koha për refleksione të tilla. Neve na është shuar drita e diellit mbi shtëpi, nuk mendojmë për perceptime publike apo politike.

Me shumë mirënjohje e përzemërsi”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303