fbpx

“Vajza është në rrezik”. Familja e 15-vjeçares së përdhunuar merr vendimin drastik…

Përdhunimi i 15-vjeçares nga roja i shkollës dhe 3 persona të tjerë shokë të tij, tronditi opinionin publik. Sot, drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj në mbledhjen e  “Aleancës së Grave Deputete” bëri me dije lajmin se familja e 15-vjeçares është larguar nga lagjja ku jetonte më parë drejt një tjetër qyteti. Xhafaj sqaroi se ky vendim është me qëllim mbrojtjen e vajzës dhe familjarëve të saj pasi jetonin në një pallat me abuzuesin.

“Vajza sot është në rrezik për krim pasi brenda një hyrje në pallat, në katin e dytë banon dhunuesi dhe djemtë e tij rrinë te shkallët, dhe në katin e 3 banon familja me vajzën.  Është duke u dhënë ndihma mjeko ligjore, që nga ora 12 e drekës pranë qendrës “Lilium” ku do të strehohet për 72 orë. Ndërkohë pas shumë përpjekjesh me familjen, më në fund ka pranuar që të lëvizë”, tha Xhafaj.

Për deputeten Vasilika Hysi kjo ngjarje ka dëshmuar se kanë dështuar të gjitha institucionet për mbrojtjen e fëmijëve,

 “Ne kemi dështuar në mbrojtjen e fëmijëve, ju mund të thoni se jemi shumë mirë por mua më vjen turp, jemi të dështuar. Po të bëjmë sot një fushatë në të gjithë shkollat dhe të kërkojmë nga fëmijët se kush i ka ngacmuar besoj se shifrat do të jenë shumë të larta dhe ne të tëra nuk do të kemi fytyrë jo vetëm të bëjmë kështu mbledhje,  por të dalim në rrugë. Si mundet policia komunitare që shikon parrullat dhe nuk njofton nuk reagon. Në kuadër të kësaj ne si deputete duhet të bëjmë një nismë konkrete, përndryshe le të lëmë mandatet dhe të vijojmë karrierat tona ku ne mund të bëjmë më shumë”, është shprehur Hysi.