Vajza i humbi 2 gishta në protestë, flet babai i polices

Screenshot_2-22.png

Në intervistën për Report Tv, ai thotë së mjekët i kanë dhënë shpresë për gishtat pas ndërhyrjes në Turqi, ndërsa dhunën e cilësoi si të pa tolerueshme.

Si është gjendja e vajzës suaj?
Gjendja po përmirësohet për momentin. Ka dhimbje, por është më mirë. Problemi është te gishtat, i janë këputur dy gishta

Çfarë iu kanë thënë mjekët?
Na kanë dhënë një fare shprese, por jashtë vendit në Turqi

Kur do të niset?
Nga momenti në moment, sapo të jetë gati

Çfarë iu tha kryeministri?
Komunikoi bashkëshortja, tha që do të bëjmë çfarë është e mundur për vajzën që të rregullojmë gishtat sikur i pati. Jemi me shpresë

Si e gjykoni atë që ndodhi dje?
Dhuna është e patolerueshme. Mesazhi im është që të mos ndodhë më ajo ndodhi, pasi dje ishte vajza ime, nesër mund të jetë një tjetër. Kushdo ka të drejtë për protestë 24 orë non stop, por pa dhunë.

Kush mendoni se është përgjegjës?
Nuk kam çfarë të them, nuk bëj njeri përgjegjës, pasi kam parë gjë si ndodhi ngjarja

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303