fbpx

‘Vajza ime e dashur…’ Mamaja e Sabrinës nuk i jep dot lamtumirën, drithëron me atë që bën

dri.jpg

Sabrina Lekaj u përcoll dje në banesen e fundit, pasi iu dha lamtumira e fundit nga familja, miq e të afërm.

Rrethanat e vdekjes tragjike të Sabrinës nuk u thanë gjatë ceremonisë, ndërsa nëna e saj u kërkoi të pranishmëve që të kujtonin kohërat e bukura.

“Vajza ime e dashur, ti nuk na ke lënë, do të jesh gjithmonë këtu me ne. Ishe aq e bukur, aq e zgjuar dhe ke prekur kaq shumë njerëz. Jemi të pikëlluar nga humbja e Sabrinës, por ne duam që të kujtojmë kohët e bukura që kemi kaluar. Dua të kujtoj natën e parë që kaluam bashkë pasi të mora nga spitali. Dua të kujtoj ditën e parë kur të mora nga kopshti kur më the: Mos eja të më marrësh para orës 3. Dua të kujtoj të gjithë ditët e bukura, kujtimet e këndshme. Sot, është mundësia për t’i dhënë lamtumirë, por nuk do të ketë kurrë lamtumirë e dashur vajza ime, derisa ne të takohemi sërish bashkë. Do të mbaj gjithmonë në zemrën time”, u shpreh zonja Leskaj për vajzën e saj që nuk jeton më.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303