Vajza këndon gjatë operacionit të trurit

Pamje të pabesueshme tregojnë një vajzë adoleshente dukë kënduar ndërsa po i nënshtrohej një operacioni në tru.

Kira Laconetti filloi të kishte vështirësi kur këndonte apo dëgjonte muzikë dhe pas një skaneri të trurit në Uashington, u zbulua një masë tumorale.

Kirurgët hoqën tumorin e adoleshentës ndërkohë që ajo po këndonte një nga këngët e saj të preferuara. Gjatë kohës së mjekët hiqnin tumorin, Laconetti qëndroi zgjuar dhe këndoi pjesë të ndryshme muzikore.

Vetëm 48 orë pas operacionit, adoleshentja filloi të këndonte dhe luante në kitarë nga shtrati i saj në spital, duke treguar një përparim të jashtëzakonshëm.

Lër një koment