Vajza largohet nga shtëpia dhe zhduket, babai denoncon rastin

Një person ka raportuar në polici se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj

Rasti ka ndodhur para shtatë ditësh në fshatin Lubishte të Vitisë, ndërkaq babai i vajzës e ka raportuar rastin në polici të hënën e 13 janarit.

“Fshati Lubishte, Viti 06.12.2019-NN. Me 13.01.2020 një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.