fbpx

Vajza merr propozimin e veçantë për martesë falë Aurela Gaçes

pjimage-24.jpg

Aurela Gaçe publikoi pak kohë më parë projektin “Lento Lento” që u prit mjaft mirë nga publiku. Por duket se ky projekt ka shërbyer dhe si një mënyrë e veçantë për të bërë një propozim martese.

Aurela ka publikuar në Instagram një tortë të personalizuar, ku shkruhet: “Lento, lento e ke marrë”, por që në fakt, nëpërmjet saj një djalë i ka propozuar partneres së tij për martesë.

Në shtresën e tortës shkruhet “Të dua” si dhe gjendet unaza e martesës. “Ai, djali pra, e ka bërë si burrat. Le t’i urojmë çiftit të kalojnë jetë të lumtur e të thinjen bashkë, E shikoni që këngët edhe ndihmojnë në marrjen e vendimeve. Pse, kot llomotisim ne?”, ka shkruar Aurela.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303