‘Vajza sot është në rrezik për krim’, shpërngulet familja e të miturës së përdhunuar

add901da52e8f953da21685daac1ee9c_L.jpg

Familja e vajzës së përdhunuar nga roja 65 vjeç dhe tre të rinj është shpërngulur drejt një qyteti tjetër.

Ky lajm është bërë me dije nga drejtoresha e Përgjithshme e Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Merita Xhafaj, në mbledhjen e “Aleancës së Grave Deputete”. Gjatë mbledhjes ajo e sqaroi se ky vendim është marrë me qëllim mbrojtjen e vajzës dhe familjarëve të saj pasi jetonin në një pallat me abuzuesin.

“Vajza sot është në rrezik për krim pasi brenda një hyrjeje në pallat, në katin e dytë banon dhunuesi dhe djemtë e tij rrinë te shkallët, dhe në katin e 3 banon familja me vajzën. Është duke u dhënë ndihma mjeko ligjore, që nga ora 12 e drekës pranë qendrës “Lilium” ku do të strehohet për 72 orë. Ndërkohë pas shumë përpjekjesh me familjen, më në fund ka pranuar që të lëvizë”, tha Xhafaj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303