fbpx

Vajzat “çmenden” pas Don Xhonit…

Screenshot_23-5.jpg

Që Don Xhoni është një nga reperët më të suksesshëm të momentit për këtë nuk ka  pikë dyshimi. Fama e reperit ka kaluar kufijtë shqiptarë për shkak të freestyle-t të tij shumë të famshëm “Make a pose”, që ka bërë xhiron e rrjetit, sidomos në TikTok.

Ai ka krijuar një grup fansash që janë fiksuar pas tij, sidomos vajzat që kanë bërë edhe gjeste të jashtëzakonshme kundrejt reperit. Ditën e sotme, Don Xhoni ka zbuluar se një vajzë ka gdhendur mbi krahë emrin e tij. Në videon e publikuar në Instagram, shihet se vajza, identiteti i të cilës nuk dihet, ka shkruar emrin e reperit mbi krahë dhe ka bërë tatuazh një luan e një kurorë mbreti.

“Çmenduri”, ka shkuar Don Xhoni përkrah videos së vajzës.

Por kjo nuk është hera e parë, që një fanse bën diçka të tillë për reperin. Para disa ditësh ai zbuloi se modelja ruse, Ariana Li-Rey, kishte gdhendur në trupin e saj portretin e Don Xhonit me një kurorë mbreti në kokë e madje kishte shkruar poshtë emrin e tij.

“Në vend të mijëra fjalëve bosh”, shkroi ajo përkrah fotos së tatuazhit.

Por lidhja me Ariana Li-Rey duket se është më speciale, pasi Don Xhoni ka shfaqur afrimitet të madh me të në rrjete sociale. Para disa ditësh ata komunikuan me një video-live dhe Don Xhoni flirtoi hapur me modelen seksi ruse, duke e ftuar ta vizitojë atë në Shqipëri.

Në bisedë e sipër, reperi i njohur nuk ngurroi t’i thoshte bukuroshes “Do t’i ha buzët”, ndërsa ajo nisi të qeshë menjëherë pas fjalëve të tij, të cilat i pëlqyen.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303