fbpx

“Vajzat po vetëofrohen si në harem”. Alketa Vejsiu përplaset me Robert Aliajn pas deklaratës së artistit: Ky është gabim fatal!

800-0-60069263e3a7f.png

Një përplasje ka ndodhur së fundmi mes Alketa Vejsiut dhe Robert Aliajt në emisionin “Love Story”. Ky i fundit e konsideroi gjestin e vajzave si të gabuar, duke e cilësuar si “skllavëri” dhe sikur ato të ishin në harem.

Por menjëherë Alketa ka reaguar. Ajo ka thënë se ky është një gabim fatal dhe refuzon ta dëgjojë këtë krahasim.

Debati:

Alketa: Ky nuk është harem. Refuzoj ta dëgjoj në emër të çdo vajze shqiptare që shikon një spektakël si ky. Ky është një gabim fatal. E krahason me një harem, ku femra është e nënshtruar, inferiore, në shërbim të kënaqësive të një burri. Këto vajza nuk janë në shërbim të kënaqësive të Saimirit, janë në shërbim të kënaqësisë vetjake, ju pëlqen, kanë ardhur këtu, kënaqen, argëtohen, kaq.

Roberti: Ato janë duke treguar Alketa se po vetëofrohen si në një harem. Këtë gjë do e kisha të vështirë po të isha në vendin e Saimirit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303