22.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Vajzës iu ka djegë veshi, flokët dhe gjysma e fytyrës…”. Detajet rrëqethëse pas shpërthimit në restorant

Një shpërthim i një bombole gazi solli mjaft të plagosur ditën e djeshme në një restorant në Ferizaj.

Në mesin e tyre ishte edhe Leonora Beka me katër familjarë të saj. Ajo në një lidhje direkte për “T7” ka treguar se si i ka shpëtuar shpërthimit dhe në çfarë gjendje janë familjarët e saj që po trajtohen në spital.

“E kam babin, vëllain, nusen e vëllait dhe çikën e vëllait 5 vjeçare, vëllain e kam shumë të lëndum edhe babain janë në Prishtinë në QKUK. Dy duart dhe këmbët i ka nusja edhe është shtatzënë, vajzës iu ka djegë veshi, qafa, flokët edhe gjysma e fytyrës. Nusja e ka komplet fytyrën, flokët deri në lëkurë. Unë kam shpëtuar veç flokët i kam pak të djegëta. Në muajin e tretë të shtatzënisë, por, për momentin bebja është mirë. Nusja krejt i mbanë mend, veç nuk e dinë që kemi me i transferu për Turqi. Duhemi me e përgatitë me i tregu. I falënderoj të gjithë që na kanë ndihmu, taksisat na kanë qu krejtve në spital. Një barnatore në Ferizaj na kanë dhënë me paketa ndihmë nuk kanë shiku, s’ka pas as gjilpëra për infuzione, as infuzione as sen s’ka pas. Me barna me krema na kanë dhanë.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat