Vaksina falas, Bardh Spahia thumbon Ramën: Mashtrim apo lajthitje?

rama-1-1.jpg

Ish-deputeti demokrat, Bardh Spahia nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ngritur alarmin për gjendjen në të cilën është shëndetësia shqiptare.

Duke iu drejtuar Edi Ramës, ish-deputeti thekson se ai po bën gati 7 vjet në karrigen e kryeministrit dhe akoma shet mend me arritjet që ka gjetur.

Ky reagim i fortë i Spahisë vjen pas thirrjes që kryeministri Rama iu bënte mëngjesin e sotëm qytetarëve për t’u vaksinuar, teksa shkruante se të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë e kanë falas.

“MASHTRIM I ZAKONSHEM APO RRJEDHJE? Rama sot gjeti te “krenohet” me 1 tjeter gjoja arritje te shendetsise falas; me vaksinen falas per gripin stinor. I bej me dije zotit Rama qe vaksinimi per shtresat ne risk ka qene gjithmone falas. Dielli nuk mbulohet me shoshe zoti Rama!

Dhe gjendjen katastrofike ku ndodhet shendetsia sot nuk mund ta shpetoje 1 vaksine falas. Po ben 7 vjet ne ate karrige dhe akoma shet mend me arritjet qe ka gjetur! “Suksesi” i vetem jane PPP te qe po ia le ne kurriz si borxh brezave pasardhes! Turp e faqe e zeze!”, shkruan Spahia.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303