fbpx

Vaksina Pfizer/ Vjen reagimi nga Presidenca: E godet virusin me goditje snajperi dhe e “paralizon” atë

presidenca.jpg

Shefi i Kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti ka bërë me dije së fundmi se përse do e zgjidhte vaksinën Pfizer para vaksinave të tjera. Në Facebook, ai ka listuar arsyet kryesore.

Sipas Panaritit, ajo është vaksinë neutralizuese e jo bllokuese e virusit si një pjesë e vaksinave të tjera.

Postimi i Panaritit:

Përse unë do të zgjidhja vaksinën Pfizer (teknologji e shekullit 21) para vaksinave të tjera për tu mbrojtur nga covid – 19?

Arsyeja e parë dhe më thelbësore.

Është vaksinë neutralizuese e jo bllokuese e virusit si një pjesë e vaksinave të tjera !

Sepse e godet virusin me goditje snajperi dhe e “paralizon” atë.

Sepse po të përdor një fjalor boksi e hedh virusin knock – out dhe jo knock – doën siç bëjnë vaksinat konvencionale.. duke i lënë shteg atij ngandonjëherë të ngrihet sërish më këmbë.

Ka disavantazh që kërkon dy doza dhe kushte speciale ruajtje…por është armë strategjike e zgjidhjes finale të pandemisë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303