fbpx

Vaksina po përdoret për qëllime elektorale’, plas debati mes dy mjekëve

85ac0c72-c229-4cf7-a853-9844ba6c8d28-1.jpg

Pas lajmit se Shqipëria do marrë 500 mijë vaksina Pfizer, mjeku i njohur, Petrit Vargu tha në Open se kjo është një shifër e vogël.
Sipas Vargut, 500 mijë doza është
thuajse shifër e papërfillshme pasi nuk jep mundësi për mbulimin e shtresave të siguruara.

Kjo shkaktoi një debat të fortë mes ish-ministri i Shëndetësisë, Gjergji Koja dhe mjekut të njohur Petrit Vargu.

Pjesë nga debati:

Vargu: Po përdoret vaksina për propagandë dhe për qëllime elektorale.

Koja: Po çfarë propagande po thua more zotëri.

Vargu: Nuk keni një strategji konkrete. Në fillim thatë që do ishin pleqtë ata që do vaksinoheshin pas mjekëve.

Koja: Kur nuk vaksinon ushtarët që shkojnë në luftë si do e fitosh betejën. Janë mjekët, mësuesit dhe policët që janë kontaktet e para.

Vargu: Këto janë vendime politike.

Koja: E ka vendosur komiteti e ekspertëve.

Vargu: Vendim për qëllime elektorale. Nuk merrni në konsideratë pleqtë se e dini se sa votojnë majtas

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303