fbpx

Vaksinimi i studentëve/ A do jetë mësimi online? Ministrja Kushi e zbulon

evis-kushi-780x405.png

Gjatë mbledhjes së Komisionit për Ekonominë dhe Financave sa i përket fushave të ndryshme ku do të implementohet buxheti i vitit 2022, ka folur edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi kryesisht për vaksinimin e studentëve. Në fjalën e saj, Kushi tha se vaksinimi i studentëve ishte një kusht i domosdoshëm dhe shtoi se ishin përpjekur të krijonin ndërgjegjësim.

Ajo çfarë bie në sy është fakti se Kushi tha se universitetet kishin refuzuar të bashkëpunonin me ministrinë dhe për këtë arsye ishin ngritur grupe pune të cilat do të merreshin me verifikimin e procesit të vaksinimit dhe të zhvillimit të mësimit online.

Jam dakord që vaksinimi është i rëndësishëm. Ne e vendosëm ne fillim këtë kusht. Javën e parë ne ishim në bashkëpunim me universitetet për ndërgjegjësimin. Ne do të bëjmë verifikimet, sepse edhe ne kemi kërkuar bashkëpunim me disa universitete që na i kanë refuzuar. Do ngremë grupe pune që të inspektojmë për situatën e vaksinimit dhe zhvillimin e mësimit online.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303