fbpx

Vaksinimi jo më në shesh, Bashkia e Elbasanit vë në dispozicion Teatrin Skampa

bashkia.jpg

Bashkia e Elbasanit do të vërë në dispozicion Teatrin Skampa për vaksinimin e personave +50. Lajmi u bë me dije nga Taulant Balla.

“Bashkia e Elbasanit vë në dispozicion Teatrin Skampa për vaksinimin e popullsisë. Vaksinimet në sheshe tashmë nuk mund të kryhen për shkak të temperaturave të larta, por veç qendrave shëndetësore, çdo person mbi 50 vjeç mund të shkojë të vaksinohet edhe në Teatrin Skampa. Duhet ende të jemi të kujdesshëm, të vaksinohemi dhe të kemi një sezon turistik të suksesshëm”, shkruan Balla.

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303