fbpx

Vaksinohet aktori Luftar Paja, në sheshin “Skëndërbej”

Screenshot_16-11.png

Ka nisur këtë të dielë vaksinimi i të moshuarave mbi 70 vjeç në Sheshin “Skëndërbej”.Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndjekur nga afër procesin e vaksinimit ku është takuar me aktorin Luftar Paja dhe të moshuar të tjerë në këtë qendër vaksinimi të cilët ndodheshin në radhë për të marrë dozën e vaksinës.Manastirliu i ka pyetur të moshuarit se si po shkon procesi.

“E bëra vaksinën, shkoi mirë”, ka thënë aktori.Ndërkohë kujtojmë se me ngritjen e dy çadrave të mëdha në shërbim të procesit të vaksinimit synohet që të arrihet objektivi  10-15 mijë vaksinimeve në ditë.

Vaksinimi këtë të diele ka nisur me 192 mijë dozat e vaksinës kineze Sinovac që erdhi para disa ditësh në vendin tonë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303