fbpx

“Vala e dytë e COVID-19…”. Mjeku lëshon deklaratën e fortë: Duhen respektuan këto 3 rregulla

bil.jpg

Doktor Bilgin Sait, në emisionin “ABC-ja e mëngjesit”, është ndalur te numri në rritje i të infekturave me COVID në disa vende, duke theksuar se është vijim i valës së parë dhe jo një valë e dytë.

 “Nuk ka akoma në pyetje fluks të dytë, pasi në fluksin e dytë do të kemi një zerim të numrit të pacientëve dhe më pas del një pacient që sërish ndikon për përhapjen. Në akoma jemi në vijim i valës së parë, por në kuadër të karantinës ndikimi i virusit është i ndryshëm në vende të ndryshme. Akoma jemi në valën e parë. Hapja duhet të jetë graduale dhe me kujdes kjo është një maratonë dhe do të zgjasë akoma shumë. Maska, distancimi, dhe larja e duarve duhet të vijojnë, por duket se njerëzit tashmë janë lodhur dhe të gjithë janë bezdisur dhe duket se e kanë të vështirë që të nisin më tej.

Sait ndër të tjera ka thënë se ilaçi që është përdor në Kinë për kurimin e Covid 19, në fazën e parë është një ilaç i vjetër i përdorur në fillim në Japoni dhe në Kinë.

“Favipiravir është me patentat japoneze prej viteve 80’, nuk është ilaç i ri dhe afër 12 shtete në një koalicion me Japoninë dhe Kinën u bënë bashkë siç ishte dhe Turqia e kemi përdorur si ilaç. Ky është një ilaç që përdoret në fazën e parë të sëmundjes, pasi ky është një ilaç antiviral. Ky është një ilaç që po testohet për të parë efektin e tij, por kemi hipoteza që që duket se e zvogëlon ndikimin e virusit, por akoma jemi në pritje”, ka thënë ndër të tjera mjeku.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303