Vanilja, erëza më e shtrenjtë se argjendi

Çmimi i vaniljes është rritur vitet e fundit, për shkak të kërkesës së shtuar dhe furnizimit të pakët me këtë erëz cilësore, aq sa vanilja ka filluar të quhet edhe “ari i gjelbër”. Kjo, për shkak se çmimi i një kilogrami vaniljeje është rritur më shumë sesa ai i një kilogrami argjendi.

Ka pasur një rritje të kërkesës për vaniljen natyrale dhe organike nga ana e kompanive globale.

Në vitin 2015, “Nestle” njoftoi një plan madhor për t’i bërë produktet e saj tërësisht natyrale dhe për të eliminuar shtesat artificiale.

Ishulli i Madagaskarit ne oqeanin Indian ka thuajse monopolin e furnizimeve globale.

Vanilja është një nga erëzat më të shtrenjta në botë, me çmimet që kanë arritur deri në 600 dollarë për kilogram këtë vit, ndërkohë që një kilogram argjend kushton rreth 527 dollarë./real-news.tv