fbpx

“Vari ka*in, ua q*fsha ro*t”. E fusin në ashensor, Niko Komani tmerrohet, i bllokohet fryma (Video)

jo-jammm.png

Moderatoret e njohura, Aulona Musta dhe Fatma Haxhialiu i kanë bërë një kamerë të fshehtë stilistit të njohur Niko Komani, i cili e ka deklaruar gjithmonë se është klaustrofobik.

Fillimisht Niko takon gazetarin Ronaldo dhe ky i fundit i thotë të ngjitet në katin e tretë pasi e presin gocat.

Në këtë moment, Komani bllokohet në ashensor.

“Ronaldo…Ronaldoo nuk punon! Ua nuk ka valë ja q*fsha ro*bt”- thotë Niko.

“Rolando, kam ngecur. Hë pra me lale. Nuk jam mirë po hape ashensorin. Më ka kap stresi, hape ashensorin,”-dëgjohet duke thënë Komani.

Ronaldo bën sikur merr në telefon teknikët e ashensorit dhe bën sikur nxehet me to, e ndërsa stilisti klaustrofobik bën sikur merr veten me të mira duke regjistruar në vlogun e tij.

“Përshëndetje, jam këtu tek ashensori i Thumb dhe po shkoj të takoj gocat për të folur për projektet e mia. Jam pak ters si individ ose është hera e parë që takoj këtë gazetarin dhe ka ardhur ky ters. Po e marr me sportivitet edhe pse jam klaustrofobik,”- thotë ai.

Gazetari vjen sërish dhe i thotë Nikos se nuk ka çfarë t’i bëjë ashensorit dhe se nuk ka faj ai.

“Po hape tani, dreqi e mori! Ta mbarojmë këtë punë këtu e të iki se kam 100 punë. Qendër tregtare vari ka*in!”- nxehet stilisti më tej.

Gazetari liron ashensorin dhe i tregon Nikos se ishte kamera e fshehtë, por në fytyrën e këtij të fundit nuk ka asnjë buzëqeshje!

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303