Varianti i ri i COVID/ Kryeministri i shqetësuar: Po përhapet me shpejtësi të cilën nuk e kishim parashikuar…

krye-2.jpg

Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin teksa ka shprehur shqetësimin lidhur me mutacionin e ri të Covid-19, deklaroi se po përhapet me shpejtësi në gjithë botën.

“Ndërkohë që kërkimet ndërkombëtare për sa i përket variantit të ri të koronavirusit po vazhdojnë, është tashmë e qartë që kemi të bëjmë më një infeksion i cili po përhapet me shpejtësi të cilën nuk e kishim parashikuar,”- ka thënë kryeministri Martin.

Ndërkohë, që ai ka zhvilluar dhe një mbledhje me kabinetin, ku është shprehur se masat anti-COVID do të ashpërsohen në vend, pasi edhe numri i viktimave është rritur ndjeshëm si pasojë e COVID-19.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303