fbpx

Varka i fundoset në det, policia jep njoftimin: Babai me djalin në spital, gruaja nuk gjendet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Himarë, ku një familje prej 3 anëtarësh ka rrezikuar të mbytet në det. Ata kishin dalë për peshkim me një mjet të vogël lundrues, i cili u fundos, mirëpo gruaja nuk u gjet.

Policia raportohet se ajo mund të jetë mbytur, por ende nuk ka asnjë lajm të sigurt.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë kufitare Dhërmi kanë marrë një telefonatë se një mjet lundrues ka dalë në det për peshkim dhe si pasojë e dallgëve të mëdha dhe motit të keq personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në Gjipe.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë dalë me mjetin lundrues menjëherë në drejtim të adresës së dhënë dhe kanë njoftuar edhe rojën bregdetare për ndihmë.

Si rezultat i operacionit të përbashkët të Policisë Kufitare dhe rojës bregdetare dhe ndihmës nga një mjet lundrues turistik i rastit, u bë e mundur të shpëtohen shtetasit R. R., F. R. dhe A. R., ndërsa shtetasja M. R. nuk është gjetur ende. Vijojnë kërkimet intensive me mjetet lundruese të Policisë Kufitare dhe të rojës bregdetare.

Personat e shpëtuar u dërguan në Jalë, ku i priste ambulanca e qendrës shëndetësore Himarë e njoftuar nga Policia Kufitare, dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.