fbpx

Varrimet po bëhen me 2-3 vetë/ Veliaj: I paguajmë ne shpenzimet  për viktimat e COVID-19

Në Tiranë është numri më i madh i të prekurve nga covid-19 por edhe i viktimave. Nga 22 të vdekur në të gjithë vendin, 12 janë vetëm në Kryeqytet.

Kryebashkiaku i Tiranës ka ka marrë përsipër që të mbulojë të gjitha shpenzimet funerale të të gjitha familjeve që kanë humbur të afërmit për shkak të koronavirusit, edhe pse këto ceremoni për fat të keq bëhen me shumë pak vetë.

“Kam bërë një propozim për mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak: të gjitha shpenzimet funerale, sidomos të familjeve që kanë humbur dikë prej virusit, t’i mbulojë bashkia. Kjo është një luftë dhe këta njerëz, për shkak të një viroze, ranë në betejë, ndaj funeralet do t’i mbulojmë ne si shpenzime sepse nuk dua që këto familje, mes 100 halleve, të jenë duke vrarë mendjen edhe për këtë”, tha Veliaj.