Varroset ish-presidenti egjiptian Mohammed Morsi

morsi.jpg

Ish-presidenti egjiptian, Mohammed Morsi, është varrosur disa orë pasi u rrëzua në gjykatë dhe vdiq të hënën.

Avokati i tij i tha agjencisë së lajmeve AFP se ish-udhëheqësi ishte varrosur në lindje të Kajros mëngjesin e sotëm. Të pranishëm në funeral ishin vetëm familjarët e tij.

Morsi, 67 vjeç, ishte në paraburgim që nga largimi i tij nga detyra në vitin 2013.

Grupet e të drejtave të njeriut, të cilët kishin kritikuar kushtet në të cilat ai u mbajt, kanë bërë thirrje për një hetim të paanshëm për vdekjen e tij.

Familja dhe aktivistët e tij kishin ngritur shqetësime në mënyrë të përsëritur për shëndetin e tij gjatë kohës që ai ishte mbajtur në izolim, ku nuk i lejoheshin as vizitat me avokatët dhe familjarët e tij.

Djali i tij Abdullah Mohamed Morsi i tha Reuters të hënën se autoritetet egjiptiane kanë mohuar kërkesën nga familja për një funeral publik në vendlindjen e tij./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303