fbpx

Vasili akuzon: Edi Ramën e dorëzuar po e rrjepin në ikje e sipër

petritvasili.jpg

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili përmes një statusi në “Facebook” shprehet se Edi Rama është dorëzuar, ndërsa në ikje e sipër, atë po e rrjepin oligarkët.

Vasili thotë se Rama është dorëzuar për shkak të rasteve skandaloze të korrupsionit në rrugën Milot – Balldren dhe Orikum – Dukat, ndërsa në ikje po rritet nga oligarkët. Nënkryetari i LSI ka publikuar një artikull, ku thuhet se kompanitë koncesionare që zgjedh qeveria janë për t’iu qarë hallin.

Statusi i ish-deputetit të LSI Petrit Vasili: Kryeministrin e dorezuar po e rjepin ne ikje e siper!!!

Eshte shume e qarte se koncesionet e fundit te rrugeve Milot Balldren apo edhe Orikum Dukat jane vertet vjedhje aq te trasha sa qe analiza e tyre eshte shume e lehte. Kryeministri eshte dorezuar perpara nje presioni publik te jashtezakonshem,qe sa vjen e rritet per shkak te korrupsionit te tij dhe te qeverise. Si i mbyturi qe kapet pas fijes se barit,kryeministri po kerkon mbeshtetje te oligarket lart e poshte.

Keta te fundit po i japin mbeshtetje,por me nje cmim shkaterrimtar. Ata po e trajtojne kryeministrin e dorezuar si nje pre dhe po e shqyejne deri ne fund. Ata po i imponojne dhunshem kushtet e tyre te cilat kryeministri i dorezuar i pranon pa bere rezistence se nuk ka se nga tja mbaje.

Si do qe te jete per kete korrupsion te frikshem ne radhe te pare do te pergjigjet e denohet kryeministri dhe ministrat,oligarket vijne pas tyre. Edhe kryeministri e kupton kete dhe po ben bashkefajtor parlamentin per te shperndare fajin. Ata qe duan ta zhvasin kryeministrin e kane genjyer duke i thene se mund tja hedhe me parlamentin. Kryeministri dhe ministri perkates jane dy firmat miratuese ne qeveri dhe ata do pergjigjen e denohen te paret. Ndaj kryeminister hap syte se po te fusin aq thelle nga nuk do dalesh dot kurre….

Shifrat e demit ne Shqiperi jane qindra milione euro deri edhe ne miliarda euro.

Nje katastrofe financiare apokaliptike e cila ka rene mbi te gjithe shqiptaret pa asnje përjashtim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303