Vasili: Dënim ekstrem ndaj atyre që shesin e blejnë votën

1560249144_petritvasili.jpg

Ish-deputeti i LSI Petrit Vasili thotë se e vetmja çështje sipas tij, që duhet të zgjidh Reforma Zgjedhore është shitblerja e votës.

Këto komente të Vasilit vijnë pas mbledhjes së sotme të grupit të punës në PD për Reformën Zgjedhore, i cili është krijuar nga opozita jashtëparlamentare paralelisht me Komisionin parlamentar në Kuvend.

Sipas Vasilit, duhet dënim ekstrem dhe i pamëshirshëm ndaj atyre që shesin dhe blejnë votave.

Postimi i Vasilit:

Asgjesimi i shitblerjes dhe kriminalizimit te votes kjo po eshte reforma, te tjerat…..

Reforma zgjedhore ka vetem nje çeshtje per te zgjidhur.

Ka vetem nje problem qe shkaterron zgjedhjet.

Ka vetem pergjigje qe duhet te jape

Eshte kriminalizimi dhe shitblerja e votes.

Denimi ekstrem dhe i pameshirshem i ketyre kjo eshte reforma zgjedhore e vertete.

Diskutimet e tjera jane vanitete dhe humbje e kote kohe.

Shitblerja dhe kriminalizimi i votes ç’monton dhe ben zero cdo sistem zgjedhor dhe cdo teknologji identifikimi e numerimi te votes qofshin keto edhe me modernet e me te sofistikuarat.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303