Vasili: Faktet janë kokëfortë! Rama e shkatërroi Shqipërinë

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka listuar një sërë argumentesh, sipas së cilit faktojnë që kryeministri Edi Rama e ka shkatërruar Shqipërinë.

Në një reagim shumë të shkurtër në rrjetet sociale, Vasili shkruan se të gjitha arritjet që ka marrë vendi ynë ndër vite, duke filluar që nga anëtarësimi në NATO deri tek liberalizimi i vizave, kreu i qeverisë i ka shumëzuar me “0” për shkak të lidhjeve të tij me krimin.

“Fakte kokëforte!!Edi Rama mori një Shqipëri që ishte anëtarësuar ne NATO që në vitin 2009. Një Shqipëri,që kishte liberalizuar vizat që në vitin 2010, dhe e katandisi në një Shqipëri që nuk i hapen negociatat për vite me radhë vetëm për shkak të kriminalizimit dhe korrupsionit te tij. Këto janë faktet të tjerat janë llafe dhe ujë në havan”, shkruan Vasili.