15.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Vasili: Ministrat anonimë, lehtësisht të sakrifikueshëm për Ramën

spot_img

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili  përmes një postimi në ‘Facebook’, është ndalur edhe sot te ndryshimet në kabinetin qeveritar të kryeministrit, Edi Rama. Për Vasilin, emërimi i ministrave ‘anonimë’ është një lehtësim që Rama të marrë jo vetëm vendimet që  do, por edhe ‘t’i sakrifikojë’ lehtësisht.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI  teksa ndalet te rendi publik, shton se trafikantët dhe krimit të organizuar kanë marrë kontrollin e plotë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Zhveshja politike e qeverise alibi e axhendave antikombetare te Edi Rames.

Perfundimisht qeveria eshte zhveshur politikisht nga Edi Rama.
Ministrat e ministrive kyçe si ekonomia dhe financat, transportet dhe energjitika,min e jashtme dhe ministria e brendeshme jane apolitike,por ata nuk jane as teknike pasi s’perfaqesojne asgje as profesionalisht dhe as te ndonje kontributi te shquar social.

Jane thjesht nje komoditet per kryeministrin,qe ai te marre vendimet,qe ai do ne funksion te axhendave te erreta antikombetare.Nderkohe qe mund te shkarkoje pergjegjesite tek ministrat anonime qe lehtesisht marrin vendimet qe ai do,por edhe lehtesisht te sakrifikueshem prej tij kur t’ja lype halli.

Edhe deri me tash qeverisja i ka atakuar ne menyre agresive dhe sistematikisht interesat kombetare dhe ato publike.

Interesat ekonomike te vendit si shtylla te qendrueshmerise poliko sociale jane tronditur rende permes koncesioneve, politikave te tatimeve te te taksave, inkurajimit te pastrimit te parase se piset ne nivele kritike dhe korrupsionit gjigand.
Rendi publik u eshte dorezuar trafikanteve dhe krimit te organizuar dhe ministria e brendeshme ka qene e inkriminuar dhe komplementare e tyre e jo luftetare pa kompromis kunder tyre.
Votime te njepasnjeshme kunder SHBA dhe deshtimi i rende i integrimit europian,raporte te dyshimta me fqinjet dhe projektimi drejt axhendave antiperendimore kane qene gjithashtu kunder interesave kombetare.
Axhendat antikombetare dhe ato kunder interesit publik kane ndertuar dhe ndryshuar qeverite e Edi Rames dhe apolitizmi aparent ka qene thjesht nje alibi e ketyre axhendave.
Cdo qendrim i papajtueshem me kete kryeminister e qeveri dhe reagim i ashper mbarepopullor jane plotesisht legjitime per te mbrojtur interesat kombetare te shitura dhe te neperkembura. (real-news.tv)

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat