Vasili plas bombën: Ja skandali që qeveria nuk po e tregon, përfshihen 1107 institucione shtetërore

petrit-vasili.jpg

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka dalë në një deklaratë për media, ku nuk ka kursyer akuzat ndaj qeverisë.

Ai ka thënë se qeveria po fsheh skandalin e  mospagimit të detyrimeve shoqërore të punonjësve të administratës publike.

Më tutje, ai  nxjerr listën e institucioneve dhe thekson se janë 1107 të tilla që kanë detyrime të papaguara ndërkohë që akuzoi qeverinë se po përgatit kapitullimin e skemës së pensioneve.

Për opozitën, reforma territoriale ndryshe nga pretendimet fillestare të qeverisë jo vetëm që nuk uli numrin e punonjësve në administratë por e shtoi disa herë atë. Vasili kujton se të ardhurat për pagat e punonjësve të rinj në administratë merren nga fondi i sigurimeve shoqërore, duke e thelluar akoma më shumë borxhin në institutit e sigurimeve shoqërore.

scroll to top