Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka publikuar një video në Facebook ku shfaqet Kryeministri Rama i cili bën premtime për legalizimet falas dhe ujin e pijshëm, ndërsa shtron më pas pyetjen nëse ka më shqiptarë që e besojnë ende kreun e qeverisë?
“Ja si genjen Edi Rama. A ka shqiptar, qe e beson më këtë njeri?”, shkruan Vasili.
Qershor 2013
Rama: Unë dy gjëra do merrem personalisht. Regjistroje. Dy gjëra do merrem unë personalisht dhe pas 4 viteve do përgjigjem unë personalisht. Nuk do t’ia vë absolutisht përgjegjësinë askujt. Legalizimet falas të shtëpive të ndërtuara në zonat informale dhe ujin në parcelë çdo metër katror tokë buke dhe ujin e pijshëm në çdo shtëpi. Me këto dy gjëra do merrem unë dhe do përgjigjem unë.
Shtator 2020
(Banorja i kërkon ujin).
Rama: Ja po punojmë me ujin, jemi duke punuar.
https://www.facebook.com/petritvasil/videos/1452116591625259/

