Vasili sulmon ashpër Ramën: I çakërdisur, ke harruar…

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër pas fjalës së Kryeministrit Rama në seancë plenare.

Për Vasilin, Rama është një i sëmurë që ka ngatërruar spitalin me qeverinë.

“Kur ngatërron spitalin me qeverinë!! Ka thjesht një të sëmurë çakërdisur, të lënë pas dore, pa asnjë kurë dhe pa asnjë trajtim, që ka ngatërruar krevatin e spitalit dhe është ulur në krye të qeverisë. Kurojeni sot se nesër do të hajë veten”, shkruan Vasili.