fbpx

Vatër e re infeksioni? Detajet, kush është çifti i prekur nga COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar sot 2 raste të reja me koronavirus në Durrës.

Çifti i bashkëshorëve mësohet se janë të moshës 34 dhe 35 vjeç dhe pasi kanë bërë testin kanë rezultuar pozitiv. Sipas informacioneve të para dyshohet se kemi të bëjmë me një vatër të re infeksioni.

Kujtojmë se sot edhe në Fier u raportua për një tjetër çift të moshuarish që kanë rezultuar të infektuar me koronavirus, të cilët jetojnë në  lagjen “15 tetori” në Fier.

Në 24 orët e fundit është shënuar numri më i madh i rasteve me Covid-19 në vendin tonë, pasi 27 persona kanë rezultuar pozitivë, duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 304.