“Vazhdo zvarritu Edvin”. Paloka akuza Ramës: Qafir që tallet me myslimanët t’i lejoj apo jo në….

paloka-deklarate-770x445-1-600x360.jpg

Nënkryetari i PD, Edi Paloka me anë të një statusi në rrjetin social Facebook ka shpërthyer në akuza ndaj Kryeministrit Rama, se po përdor çdo justifikim banal për të zvarritur reformën zgjedhore.

Reagimi i Palokës ka ardhur pasi Damian Gjiknuri, përfaqësues i PS-së në Komitetin Politik, duke i kthyer përgjigje kërkesës së opozitës për mbledhjen e tryezës të hënën, nxirrte si arsye për shtyrjen e saj, edhe pagesën që duhet të bëhej për sallën në Pallatin e Kongreseve, ku mbahen mbledhjet.

Postimi nga Edi Paloka

Cdo justifikim banal eshte i mire per Ramen , mjafton qe te zvarrise sa te mundet Reformen Zgjedhore.

Kerkesen e perfaqsuesve te opozites per te mbledhur tryezen te henen, Rama ( nepermjet Gjiknurit) e ka kundershtuar me dy “argumente” , justifikime qesharake ;

Ky qafir qe ne nje dite te shenjte per myslimanet, sic eshte festa e Fiter Bajramit, kerkon te tallet duke marre rolin e Padishahut qe ka ne dore ti lejoje ose jo lutjen tradicionale, qenka kujtuar se e hena eshte pushim dhe perfaqsuesit e tij nuk mund te privohen nga kjo “e drejte”…

E pas kesaj vjen dhe justifikimi tjeter , per pamundesine qe te paguajne per te marre nje salle ne Pallatin e Kongreseve !!!

Kane para per ti lidhur pension suplementar dhe Knutit qe “do na ndihmoje per integrimin” duke keshilluar Rucin, po nuk kemi per Tryezen Zgjedhore qe eshte kusht i BE per integrimin.

Vazhdo zvarritu Edvin …

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303