fbpx

Vazhdon ngujimi i studentëve në disa Fakultete

FAKULTETI-I-EKONOMISE-1.jpg

Edhe pse e diel, shumë studentë kanë vendosur të qëndrojnë të ngujuar brenda ambienteve të Fakultetit. Ata theksojnë të bindur se do vazhdojnë me ngujimin dhe bojkotin e procesit mësimor, derisa kryeministri dhe qeveria e tij të plotësojë 8 kërkesat e paraqitura nga studentët.

Mësohet se të ngujuar janë studentët e Fakultetit Ekonomik, pikërisht te ‘Godina Liria’, të cilët kanë pasur një përplasje të vogël me punonjësit e sigurisë. Studentët theksojnë se ata nuk kanë lejuar hyrjen dhe daljen e studentëve nga godina.

Ndërkohë, studentët kanë kërkuar shkarkimin e dekanit të Fakultetit Ekonomik, pasi sipas tyre ai po mbron interesat e kryeministrit./real-news.tv

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/765709520458182/

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303