Vazhdon romanca Einxhel-Dj Dagz, çifti shkon me pushime, ja destinacioni

Screenshot-2022-04-29-112843.png

Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz që pas përfundimit të “Big Brother Vip”, kanë treguar se dashuria që lindi  mes tyre brenda shtëpisë së famshme, ishte e vërtetë. Ata janë të pandarë nga njëri-tjetri.

Teksa pjesa më e madhe e ish-banorëve të shtëpisë më të famshme janë fokusuar te puna me koncerte, emisione, reklama, Einxhel dhe Dagz duken më të relaksuar dhe po shijojnë kohë bashkë. Por gjithsesi Dagz vijon angazhimet e tij si Dj, por për Einxhel ende nuk ka informacione por duket se fokusi kryesor i çiftit është raporti dhe marrëdhënia e mirë mes tyre.

Aq kryesor duket ky fokus saqë dy muaj pas daljes nga formati kanë nisur pushimet e para bashkë. Ditët e fundit dyshja ka fluturuar jashtë Shqipërisë dhe destinacioni i tyre i parë ka qenë Turqia. Ata kanë postuar foto e video në rrjetet sociale në krahët e njëri-tjetrit, duke u shfaqur shumë të dashuruar.

Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndonëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë përfundimisht, dyshja e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës. Moderatorja ka takuar edhe familjarët e Dagz. Në intervista të ndryshme ata kanë pranuar se planet për fëmijë nuk janë shumë të largëta dhe se e njohin veten si prindër së shpejti.

Kujtojmë se pak ditë më parë ata u vendosën në qendër të vëmendjes pasi Einxhel publikoi në Instastory foton e një unaze që Dagz emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gumnishtja i ka dhuruar.

“Në çdo rrahje të zemrës sime”, shkroi Einxhel krah fotos, një dedikim shumë romantik. Ndonëse pati aludime se ata mund të jenë fejuar në fshehtësi, nga çifti nuk ka ende asnjë reagim.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303