fbpx

Vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, mbi 700 raste të reja në Kosovë

52919211_101-2.jpg

Në Kosovë në 24 orët e fundit, është regjistruar një viktimë nga COVID-19.

Janë raportuar edhe 720 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 159 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.909.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.478 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.722.865 doza të vaksinës.

Deri më sot 797.229 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 36.925 doza përforcuese dhe 2.182 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. Në total numri i rasteve aktive është 5.678.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303