fbpx

Vdekja e 20-vjeçarit sirian, Policia jep njoftimin, gjen sendet dhe telefonin, dyshon se…

Është zbardhur ngjarja që ndodhi mëngjesin e sotëm në ish-hotel Vollga në Durrës ku u gjet pa shenja jete një 20-vjeçar sirian. Sipas njoftimit të policisë, 20-vjeçari dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 02.06.2020, në orën 06:30, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur i pajetë një shtetas sirian, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollga, aktualisht i pabanueshëm, në të cilin ai strehohej. Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni  i tij.

Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.