Prokuroria e Beratit kërkon 4 vite burg për mjeken pediatre Shpresa Karkanjozi. Mjekja akuzohet për “mjekim të pakujdesshëm” që solli vdekjen e 3-vjeçares I. Dërrasa.
Vogëlushja ishte e shtruar në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku gjeti edhe vdekjen në 23 janar 2017.
Menjëherë pas vdekjes së vogëlushes, prindërit e saj akuzuan mjeken, duke pretenduar se vajza kishte vdekur nga një reaksion nga mjekimet që i hidheshin në serum.
3-vjeçarja Iza Dërrasa ishte e shtruar prej 5 ditësh në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, për shkak të virozëve, por pas reaksionit të shkaktuar pas një serumi të marrë kaloi në gjendje kolapsi dhe për pasojë gjeti vdekjen në 23 Janar 2017.
Vdekja e 3-vjeçares në Berat, kërkohet 4 vite burg për mjeken
Advertisement