Vdekja e 34-vjeçares te Infektivi, mësohet se babai i saj del pozitiv ndaj testit për COVID

koronavirus-pacienti-karantina-infektivi-COVID19-Infektivi11-600x360.jpg

Një person nga Librazhdi ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe sipas burimeve bëhet me dije se i infektuari është babai i 34-vjeçares nga Qukësi që humbi jetën tek spitali Infektiv.

Mësohet se tamponi u është marrë të gjithë familjarëve të viktimës dhe ka rezultuar pozitiv vetëm babai

Ndërkohë, testi do u nënshtrohet edhe personave që kanë qenë në varrimin e 34-vjeçares.

Ajo është viktima më e re nga koronavirusi në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se kishte disa sëmundje bashkëshoqëruese, ndërsa prej disa ditësh kishte qenë e intubuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303