fbpx

Vdekja e 45-vjeçarit në Berat, Ministria e Shëndetësisë: Ka qenë i prekur nga gripi stinor

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, ka deklaruar se deri më tani të gjitha rastet, që janë testuar kanë rezultuar negative ndaj koronavirusit.

Në një konferencë për shtyp, ajo sqaroi se 45-vjeçari që ndërroi jetë ditën e djeshme në Berat, ka qenë i prekur nga një grip stinor.

‘Pacienti ka humbur jetën si rezultat i problemeve pleumonare. Ka rezultuar se ai ka qenë i prekur nga gripi stinor. Nuk ka pasur asnjë lidhje me koronavirusin’, u shpreh ajo.

Kujtojmë që viktima Vjetor Alushi ishte baba i tre fëmijëve, jetonte në Skrapar, ndërsa për shkak të problemeve pulmonare ishte drejtuar në spitalin e Beratit.