Vdekja e 53-vjeçarit në QSUT, Bardhi akuzon ashpër Qeverinë

Gaz-Bardhi-730x433.jpeg

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ka pasur një tjetër reagim të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi në lidhje me vdekjen e 53-vjeçarit në QSUT.

‘Shëndetësia është një nga dështimet më të rënda të Edi Ramës. Paaftësia, papërgjegjshmëria, vjedhja me koncesione e PPP po paguhen shumë shtrenjtë nga familjet shqiptare. Ilaçet nuk janë të sigurta.

Sistemi është i rrënuar. Stafet mjekësore janë të keqpaguar. Shëndetësia falas nuk ekziston.

Qytetarët harxhojnë mbi 300 milionë euro në vit tek privati.  Në video, Edi Rama vs. E Vërteta e qytetarit që humbi jetën duke kërkuar një serum nëpër spitale!

Këmbana e ala.rmit po bie çdo ditë”, shprehet Bardhi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303