fbpx

Vdekja e 62-vjeçarit te Infektivi, jep detaje MSH: Nuk vdiq nga COVID-19 por…

Një pacient vdiq sot te Infektivi në moshën 62 vjeç dhe pikërisht për këtë ka reaguar Ministria e Shëndetësisë dhe saktësisht Dr. Rovena Daja e ISHP jep detaje.

Daja pranon se 62- vjeçari ishte me COVID-19 por ishte asimptomatik dhe nuk ishte ky shkaku i vërtetë i vdekjes.

”Nje pacient 62-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, 62-vjeçari ishte bartës asimptomatik i COVID19 dhe vuante nga ciroze hepatike, spok, insuficiencë e rendë kardiake, diabet, hipertension. Shkaku i humbjes së jetëë, sipas shërbimit infektiv, nuk është COVID19, por nga ciroza hepatike e stadit të fundit.”- tha Rovena Daja.