fbpx

Vdekja e 76 vjeçares, reagon Ministria e Shëndetësisë, ja si është e vërteta

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar lidhur me lajmin për vdekjen e 76-vjeçares nga Covid-19, ku bën me dije se e moshuara ishte e infektuar me koronavirus por thotë se ajo vdiq nga tumori i pankreasit.

“Lidhur me lajmin e publikuar në media për një 76 vjeçare që ka ndërruar jetë në spitalin infektiv në Tiranë, Ministria e Shëndetësisë informon se, sipas shërbimit infektiv, pacientja ishte asimptomatike për Covid19 dhe ishte transferuar nga shërbimi i mjekësisë interne ku rezultoi batëse me Covid19. Pacientja ka ndërruar jetë nga sëmundja e tumorit të pankreasit, me metastaza hepatike.

76-vjeçarja nga Tirana vuante dhe nga diabeti mellitus dhe Insuficiencë kardiake e dekompesuar”, thotë ministria.