fbpx

Vdekja e 85-vjeçares te Infektivi, dalin detajet e reja

Detaje të reja kanë dalë sot në dritë për vdekjen e 85-vjeçares që ndërroi jetë mbrëmjen e djeshme te Infektivi. Sipas ballkanweb, 85-vjecarja është pacienti i katërt i transferuar nga Shërbimi i Mjekësisë Interne, pas mbylljes së këtij shërbimi 1 javë më parë si pasojë e Covidit.

Sipas Ministrisë së Shëndetsisë e moshuara 85 vjece ka ndërruar jetë nga komplikacione të rënda kardiake shkaktuar nga virusi Sars Cov 2 duke e cuar numrin e rasteve fatale në 34.

Me dy rastet urgjente të shkuara sot te Infektivi, numri i të hospitalizuarve shkon në 29 në këtë spital.