Vdekja e aktorit/ Ministria e Kulturës reagon me shpejtësi: Vendi ynë ka humbur një njeri më vlera të larta

ndahet.jpg

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë ka reaguar për lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktorit të njohur të Teatrit Kombëtar të Kosovës, Enver Kaçaniku.

“Sot vendi ynë ka humbur një njeri më vlera të larta.

Ka ndërruar jetë aktori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, z. Enver Kaçaniku.

Ai në mesin e shumë shfaqjeve teatrale në të cilat mori pjesë, është njohur për rolet e tij në filmat “Migjeni” dhe “Si të vdiset”.

Ne u shprehim ngushëllime, familjes dhe kolegëve për këtë humbje.

Aktorin z. Enver Kaçaniku dhe veprimtarinë e tij do ta kujtojmë dhe vlerësojmë gjithmonë”, ka shkruar MKRS në njoftimin e saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303